5 medalje për Shqipërinë/ Skiatorja Lara Colturi javës tjetër do jetë në botërorin e të rriturve

by admin
Spread the love

Me tre podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës për të rinj që po zhvillohet në St Anton të Austrisë, Lara Courit mbyll testin e saj për të vazhduar në Kampionatin Botëror për të rritur që zhvillohet në Kronplatz të Italisë javën e ardhshme.

Një kalendar i ngjeshur për sportisten e cila garon për Shqipërinë dhe që na dha mundësi të kemi edhe një kampione bote në sportin e Skive.

Sot Lara Coturi e bija e Daniella Ceccarellit ish kampione olimpike për Italinë, është në qendër të vëmendjes së specialistëve të këtij sporti falë rezultateve mjaft të mira në këtë edicion, që kulmuan këtë javë me medaljen e artë Botërore në moshën 16-vjeçare.

Një talent në rritje nga e cila po përfiton edhe Shqipëria për të qenë mes shteteve më të mëdha europiane që sportin e skive e kanë sport konbëtar, si Austria, Zvicra, Italia, Franca, Suedia, Norvegjia, Kanadaja apo SHBA.

Ky sezoni parë sipas trajneres së saj ishte një test për të kuptuar se deri ku mund të shkojë Lara Colturi dhe shenjat e dhëna janë vërtet premtuese.


Top Channel

You may also like