47 sanksione për shoferët e autobusëve që transportojnë nxënës në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Policia ka kryer aksion në gjithë territorin e vendit për kontroll në automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, me qëllim për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa dy vetura janë përjashtuar nga qarkullimi. Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, njoftojnë nga MPB-ja.


You may also like