43 për shpejtësi tej normave të lejuara – Shqip

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.01.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 masa, nga të cilat 43 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Pesë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, tre masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafor të kuq).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

You may also like