41 ushtarë të plagosur, spitalet plot – Shqip

by admin
Spread the love

Situata në Kosovë është përshkallëzuar sërish pasditen e kësaj të hene. Në përleshjet me policinë dhe KFOR-in janë lënduar shumë nga dy palët, por më rëndë nga pala ushtarake.

Së pari, KFOR-i i paralajmëroi demonstruesit në Zveçan që të shpërndahen, por ata nuk dëgjuan. Ahere nisi aksioni.

“Më shumë se 50 persona kanë lëndime të ndryshme nga bombat shoku, gazi lotsjellës dhe goditjet, tre janë të ndaluar në spital, dhe një person është në rrezik për jetën pasi ka plagë me armë zjarri”, tha Zlatan Elek, drejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë.

Në përleshjet e ashpra me demonstruesit serbë në Zveçan, u plagosën 41 ushtarë të KFOR-it, forcës së NATO-s në Kosovë, mes të cilëve 11 italianë. Nga 11 italianët e plagosur, tre janë të rëndë, por jo në rrezik për jetën, raporton Corriere italiane.

Raportohet se forcat e KFOR-it filluan të thyejnë protestën para komunës së Zveçanit duke përdorur gaz lotsjellës dhe bomba shokuese, të cilës protestuesit iu përgjigjën me gurë, shishe dhe sende të tjera.

Ushtarët e KFOR-it, të armatosur me tuba të gjatë dhe pajisje për prishjen e demonstratave, u vendosën që në mëngjes para ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas informatave në Qendrën Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë, “më shumë se 50 qytetarë” janë raportuar me lëndime nga bombat shokuese, plumbat e gomës dhe municioni i vërtetë. Një person i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet në gjendje të rëndë me plagë me armë zjarri, ndërsa një person tjetër me lëndime të rënda është “në fazën e diagnostikimit”. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like