40 sekonda nga pjesa e dytë, Valverde ndez Bernabeun

by admin
Spread the love

Real Madrid luan në “Santiago Bernabeu” kundër Real Sociedad. Me synimin për të regjistruar suksesin e pestë radhazi dhe për t’u rikthyer në vendin e parë në La Liga.

Një përballje e komplikuar kjo për skuadrën e Carlo Ancelottit, që gjithsesi do të tentojë tri pikët. Real-Sociedad transmetohet në Shqip 3.

REAL MADRID-REAL SOCIEDAD 1-1 (Valverde 46′ / Barrenetxea 4′)

4′ Real Sociedad në avantazh. Ander Barrenetxea u ndal dy herë nga Kepa Arrizabalaga, i cili nuk ia doli të evitonte golin e 21-vjeçarit.

11′ Skuadra mike shënoi sërish në minutën me anë të japonezit Kubo, por goli u anulua për pozicion të parregullt.

16′ Shans i artë për të barazuar për Realin, por Joselu bëri më të vështirën. Duke goditur traversën në portën bosh pas topit të marrë nga Carvajal.

46′ 40 sekonda nga pjesa e dytë, dhe barazim 1-1. Federico Valverde dërgon topin në rrjetë më një gjuajtje të fortë./ Super Sport


Top Channel

You may also like