4 shoqe të ngushta mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë, dy herë!

by admin
Spread the love

TikToker dhe influencuesja e mamave, Maddie Castellano, u bë virale pasi postoi një video ku njoftonte se ajo dhe tre mikeshat e saj më të mira mbetën shtatzënë të njëjtën kohë – dy herë.

Castellano ndau një video që tregon grupin e shoqeve me barkun e rrumbullakosur.

“Disa prej jush mund të kujtojnë historinë se si unë dhe mikeshat e mia më të mira mbetëm shtatzënë në të njëjtën kohë. Të gjithë fëmijët tanë kanë lindur brenda disa javësh nga njëri-tjetri dhe që nga lindja ata kanë qenë gjithashtu miq të mirë”, shpjegoi Maddie. “Ne bëjmë kaq shumë gjëra së bashku dhe ka qenë kaq argëtuese saqë ata kanë pasur miq të vegjël që kur ishin në barkun e nënës.”

Por fati i tyre i çmendur nuk mbaroi me kaq.

“Vetëm pak më shumë se një vit më vonë, të katërta ne marrim vesh përsëri se ishim shtatzënë dhe prisnim bebe me diferencë prej pak muajsh nga njëri-tjetri”, u shpreh ajo.

Maddie thotë se tani, “fëmijët e tyre kanë miq për gjithë jetën”.

Dikush komentoi:

“Mendoj se kjo është ëndrra e çdo mami. Kushedi sa mbështetje e keni njëra-tjetrën.”


You may also like