4 klube të Serie A synojnë talentin shqiptar, Cesena nuk do të humbasë Shpendin

by admin
Spread the love

Stiven Shpendi, sulmuesi i talentuar i Cesenas, është në shënjestrën e shumë klubeve të njohura të Serie A. Tashmë nuk është një sekret që sulmuesin shqiptar, e kërkojnë emra të mëdhenj të kampionatit italian si Milan, Napoli, Fiorentina dhe Sassuolo.

Sipas “Corriere Romagna”, Cesena nuk ka ndërmend që ta lëshojë lehtë “xhevahirin” e saj. 19-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me klubin bardhezi, por duket shumë e vështirë që Cesena (aktualisht militon në Serie C) të mbajë talentin shqiptar në skuadër.

Në 12 ndeshje që ka luajtur me skuadrën e tij në kampionat, Shpendi ka shënuar 3 gola. Sulmuesi është pjesë e kombëtares kuqezi madje ka shënuar edhe gol në miqësoren e luajtur ndaj Kroacisë U20 në 25 shtator të këtij viti. / Oversport.tv

Foto: Cesena FC Twitter

You may also like