375 euro fatura e rrymës, Munishi pyet se a po vije qymyri prej Dubait

by admin
Spread the love

Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka bërë një ankesë lidhur me faturën që ka pranuar për shpenzimin e rrymës këtë muaj.

Munishi zbuloi se ka pranuar faturë prej 375 eurosh, për të cilën thotë se është më e madhe se paga mesatare në vendin tonë.

Ai gjithashtu shtroi pyetjen se “prej cilit vend po importohet qymyri, prej Dubait apo nga ku?”.

Postimi i Ismet Munishit

375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit .

Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit !. /Lajmi.net/

You may also like