373 raste të reja, 15 të vdekur nga KOVID-19 në RMV

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5 489 testime ndërsa janë regjistruar 373 raste të reja me koronavirus. Më tepër se gjysme e këtyre rasteve janë evidentuar në Shkup, edhe atë 196. Më pas në Manastir-36, Ohër-20, Kavadar-18, Prilep-17…
Në 24 orët e fundit janë shëruar 320 pacientë.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona jetën e kanë humbur 12 pacientë. Në mënyrë shtesë, në Regjistrin e personave të vdekur nga Termini im, janë regjistruar tre të vdekur nga KOVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 224 507 raste me koronavirus, janë shëruar 211 548, ndërsa jetën e kanë humbur 7 953 persona.
Numri i rasteve aktive është 5 006. /SHENJA/


You may also like