33-vjetori i Bashkimit/ Gjermania feston, por monumenti i Bashkimit ende nuk është ndërtuar

by admin
Spread the love

Monumenti i Lirisë dhe Bashkimit duhej të përurohej në vitin 2019 me rastin e 30 vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë. Por kjo nuk ndodhi.

Debatet politike, pengesat burokratike, shqetësimet e sigurisë dhe mungesa e parave e vonuan fillimin e ndërtimit. Katër vjet më vonë, punët nuk duken shumë më mirë. Ndërtimi ka nisur që nga maji i vitit 2020. Piedestali historik përpara ndërtesës së Forumit Humboldt, ku dikur qëndronte “Stadtpalast Berlin”, pothuajse ka përfunduar, siç konfirmoi zyra e planifikimit Milla & Partner me qendër në Shtutgart në përgjigje të kërkesës së DW.

Guaska përkundëse, e njohur gjerësisht si “Përkundësja e Bashkimit”, e cila fitoi konkursin në vitin 2011, me sa duket e ka marrë formën. Sipas Milla & Partner, 32 segmentet e çelikta të saj po presin të transportohen në Berlin. Ato tani ndodhen në një punishte në Renaninë Veriore-Vestfali. E sërish paska një problem.

As sivjet nuk është gati

“Monumenti i Lirisë dhe Bashkimit nuk do të përfundojë këtë vit. Ne kemi hartuar një plan për zbatimin në vitin 2024 dhe ia kemi komunikuar atë Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Shtetit (BKM) disa kohë më parë”, tha drejtori krijues Sebastian Letz për DW.

Tani i takon ministres së Shtetit për Kulturën Claudia Roth (Aleanca 90/Të Gjelbërit) të marrë vendime.

“Të gjitha palët e përfshira po përpiqen për një kompletim të shpejtë të monumentit,” tha një zëdhënës për Ministrin e Shtetit për Kulturën, zhvilluesi i projektit. Megjithatë, vetëm kontraktori i përgjithshëm i projektit, zyra e Shtutgartit Milla & Partner, mund ta caktojë një datë detyruese të hapjes. “Sipas kontraktorit të përgjithshëm, aktualisht ka vonesa në ndërtim për shkak të vështirësive me një nënkontraktor në fushën e ndërtimit të çelikut”, shpjegon BKM.


Top Channel

You may also like