31 vjetori i Partisë Socialiste, Mimi Kodheli poston foton me Erion Braçen: Me një prej socialistëve më të vërtetë

by admin
Spread the love

Sot është 31 vjetori i forcës më të madhe politike, Partisë Socialiste, ku kanë qenë të shumtë urimet që socilistët kanë bërë, ku një ndër to është edhe deputetja Mimi Kodheli, ku ka uruar socialistët.

Kodheli ka zgjedhur të urojë anëtarët e PS, me një foto të saj me deputetin Erion Braçe, teksa e quan një “socialist të vërtetë”.

“Në pamundësi për të vendosur çdo foto të bërë në gjithë këto vite aktivitet partiak e politik, zgjodha të uroj ditëlindjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë, me një prej socialistëve më të vërtetë, koleg e mik si Erion Braçe.
Gëzuar 31 vjetorin PS! Gëzuar çdo socialisti të vjetër e të ri që me mendje e zemër ka punuar e punon për të mirën e vendit tonë të dashur”, shkruan Kodheli në postimin e saj.

You may also like