30 pjesëtarë të FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit të familjes nga Kosova në Lepenc – Shqip

by admin
Spread the love

Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta – tha sot Ministri i Punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përcjell KlanM.

Sveçla sqaroi se që në ditën e djeshme ka qenë edhe ai në vendngjarje për koordniminme autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ndërsa bëri me dije se në aksionin e kërkim-shpëtimit të familjes nga Kosova marrin pjesë 30 pjesëtarë nga Kosova.

“Sapo jam njoftuar mbrëmë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, jam nisur tek vendi ngjarjes. Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit. Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi”, thuhet në njoftimin e Xhelal Sveçlës./KlanMacedonia

You may also like