30 ditë paraburgim për gostivarasin që u kap me një sasi të madhe droge

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Gostivarasit, në shtëpinë e të cilit gjatë një kontrolli policia gjeti një sasi të madhe kokaine në vlerë prej tridhjetë mijë eurosh, ju shqiptua masa e paraburgimit me 30 ditë.

Nga SPB Tetovë, njoftojnë se gjykatës në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit sot i ka caktuar shtetasit K.D.(43) nga Gostivari, masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas së cilës është dërguar në IKN “Shkup” në Shkup.

Gostivarasi K.D. dyshohet për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope”. Gjatë kontrollit të kryer ditën e djeshme me urdhër gjykate, në shtëpinë e tij u gjet dhe u konfiskua kokainë, çmimi i së cilës përllogaritet rreth 30 mijë euro.







Artikulli paraprakOsmani lavdëron Kurtin për “përballjen me presionin ndërkombëtar” në Ohër (VIDEO)




You may also like