3 ditë para ndeshjes me Hungarinë/ Pozitiv me COVID mbrojtësi dhe fizioterapisti i Kombëtares

by admin
Spread the love

3 ditë para ndeshjes me Hungarinë,  mbrojtësi i Kombëtares Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë të ditur lajmin.

Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.


Top Channel

You may also like