29 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

by admin
Spread the love

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 263 pacientë.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se prej këtyre pacientëve 186 janë me oksigjenoterapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 57 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)27 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 16 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Pejës, 44 pacientë
Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 24 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

You may also like