252 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 867 testime për koronavirus, ndërsa 252 raste kanë rezultuar pozitiv.

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup, ndërsa 59 raste janë riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit nuk ka persona të vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 426 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 339.492, prej të cilëve 327.780 janë shëruar, ndërsa 9.473 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 2.239.


You may also like