25 vjet nga protestat studentore – Kurti e nderon Statovcin, e quan figurë te jashtëzakonshme në kohën e duhur

by admin
Spread the love

Kryeministri
Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci në 25-vjetorin
e protestave studentore, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se ish-rektori i
Universitetit të Prishtinës që u priu studentëve në këto protesta ishte gjithmonë
me ta dhe në ballë të ndryshimeve.

Sipas tij, Statovci ishte edhe trim
edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën
e duhur.

Kryeministri më tej shtoi se Statovcin
e kujtojnë me mall duke shtuar se Kosova është 
me fat që pati  një njeri të tillë.

“Profesori në këtë tetor do të bëhej
82 vjeç, dekadat e jetës së tij ja kanë vlejtur për të gjithë. Ai ishte edhe
trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në
kohën e duhur”.

“Ishte gjithmonë me studentët dhe në
ballë të ndryshimeve. E kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me shumë krenari
se ishim me shumë fat që e patëm”.

Bashkëshortja e ish-rektorit, Drita Halimi-Statovci,
edhe pse tha që e ka të vështirë të flas, para të pranishmëve tregoi për momente
kur bashkëshorti i saj i fliste për protestat e studentët.

Ajo më tej ka shtuar se profesori i
kishte thënë se do t’i mbrojë studentët.

“Në këto raste e kam të vështirë të
flas, faleminderit veç mundem me thënë për respektin që i bëni”.

“Pa të protesta do të ishin ndryshe,
ai ditë që ka dalë në demonstrata më tha jam aty e di ku jam do t’i mbrojë
studentët”.

Bujar Dugolli, që në atë kohë iu
printe protestave bashkë me Statovcin e quajti atë sinonim të lirisë e pavarësisë,
raporton EO.

“Njeriu që ushte pranë studentëve,
njeriun që ishte rektor. Dhimbja është e madhe për të gjithë ne që punuam me të.
Ai ishte sinonim i lirisë dhe pavarësisë”.

Lëvizja Studentore e atëhershme
organizoi protestat që qëllim kishin kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga
Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare.

You may also like