25 minuta lojë në “Maksimir”, iniciativë e Dinamo Zagrebit

by admin
Spread the love

Kanë kaluar 25 minuta lojë në ndeshjen vendimtare e Ballkanit në Ligën e Konferencës kundër Dinamo Zagrebit në Kroaci.

Edhe pas 25 minutave lojë, rezultati vazhdon të jetë i baraspeshuar 0:0, shkruan lajmi.net.

Sfida po zhvillohet në stadiumin “Maksimir” në kryeqytetin kroat dhe i takon Grupit C në Ligën e Konferencës.

Deri në këto minutë, iniciativa i takon Dinamo Zagrebit që tentoi në disa raste portën e Enea Koliçit.

Portokallezinjve iu duhet patjetër fitorja ndaj Dinamo Zagrebit dhe të shpresoj në fitoren e Viktoria Plzen kundër Astanas, për të siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë katër pikë në pozitën e fundit në Grupin C, po aq sa ka Astana një pozitë më lart. E para është Viktoria Plzen me 15 pikë, ndërkaq Dinamo ka gjashtë pikë në vendin e dytë./Lajmi.net/

You may also like