242 raste të reja, 6 të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në 24 orët e kaluara prej 3.561 testimeve të kryera kanë rezultuar 242 raste të reja pozitive me koronavirus, njoftoi Ministra e Shëndetësisë. Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 247 të infektuar ndërsa, 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19, prej tyre dy ishin nga Shkupi, një nga Kavadari, Ohri, Struga dhe Reseni. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikurve me koronavirus ka arritur në 225.972, i të shëruarve në 213.174, të vdekurve në 7.981, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive rezulton në 4.817.


You may also like