​24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

by admin
Spread the love

​24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviq.

Në këtë masakër u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer  prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda këtij burgu gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush./kp

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like