23 vjet nga masakra e Rezallës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Sot bëhen 23 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku u ekzekutuan 98 banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhduknin.

Një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Sot kryeministri i vendit Albin Kurti, pritet të bëjë homazhe me rastin e 23-vjetorit të kësaj masakre.

Më poshtë gjeni një kronikë të përgatitur nga Klan Kosova në vitin 2017 me rastin e përvjetorit të maskarës në Rezallë.

You may also like