Covid-19 dhe Bill Gates: Shpëtimtar apo përfitues, fakte apo teori konspirative?

Koha e sotme është përsëri, në njëfarë mënyre koha e Bill Gates.

Një numër i madh njerëzish në Amerikë dhe në botë, i’a faturojnë, në rastin më të mirë, motivet e papastërta veprimtarisë e tij kundër koronës.

Disa insinuojnë se është bashkëpuntor, në mos jo nxitës i kaosit në të cilin u gjend bota, ndërsa të tjere se me zhvillimin e vaksinës dëshiron të realizojë fitim dhe të vendosë kontroll global mbi njerzimin.

Vaksina do të duhet të jetë një lloj softueri Majkrosoft, i cili kësaj here, në vend që të futet në kompjutera, do të instalohet te njerëzit. Për këtë nuk e fajësojnë vetëm nëpër botë, por edhe në vendin e tij, ku po përgatitet një peticion, i cili është hedhur tashmë në sajtin e Shtëpisë së Bardhë, në të cilin kërkohet hetimi i veprimtarisë së Gates.

Bazat për një vlerësim të këtillë u gjëndën në paralajmërimin shumëvjeçar të pronarit të Majkrosoftit për rrezikun nga pandemia dhe miratimin për një tip të ri vaksine, të cilin po e zhvillojnë kompanitë në të cilat fondacioni i Bill Gates është një prej pronarëve. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është fondacioni më i madh në botë me pronësi prej më shumë se 46 miliard dollarë.

Kundërshtarët e Gates pohojnë se ai është forca që shtyn botën drejt zgjedhjes: të vaksinohesh kundër Covid-19 ose të mos vaksinohesh, dhe kësisoj, në rastin e dytë, do të të pamundësohen shërbimet bazë, dhe do të shenjohesh si kërcënim për shëndetin. “Prano shpuarjen me gjilpërë ose bëhu shënjestër”, e përmbledh këtë doktori Arnold Presli. Gates është një prej personaliteteve botërorë me profil të lartë që foli i pari për rrezikun e mundësisë së pandemisë. Shfaqja e SARS 2002 dhe më vonë e gripit të derrit në vitin 2009, i dhanë atij argumente.

Gates në vitin 2009 shkroi artikullin “Drejt një përgjigje më të mirë për të ardhmen e pandemisë”në të cilin përcaktoi hapat që duhen ndërmarrë për të penguar pandemitë eventuale të së ardhmes.

Dyshimet ndaj veprimtarisë së Gates i ka rritur edhe më shumë fakti se në këto projekte kundër parandalimit të pandemisë dhe vaksinimit, ai bashkëpunon afër me agjensinë e Pentagonit DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency- Agjensia për mbrojtjen e kërkimeve të përparuara), e cila zhvillon teknologji inovative dhe kreative që mund të zbatohen në ushtri.

DARPA është e njohur për financimin e projekteve të cilët për nga karakteri i tyre hyjnë thellë në sferën e fantashkencës, por ajo, për shkak të veprimtarisë së saj hiperaktive, është tërheqëse për të gjithë inxhinjerët, por edhe pikërisht për këtë një numër i madh i tyre u rrinë larg programeve të saj.

Megjithëse kjo në vetvete nuk duhet të jetë negative, shtrohet pyetja se ku qëndron veprimtaria e Gates në segmentin mes filantropisë, humanizmit, përfitimit personal, mundësisë për vendosjen e kontrollit global nëpërmjet protokolleve shkencore dhe mjeksore, interesave komerciale dhe qëllimeve të sigurisë?

Drejtor i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates është drejtori i dikurshëm i DARPA-s, Den Votendorf, ku ka zhvilluar projekte të lidhura me invoacionet shëndetsore, vaksinat, antitrupat, imunitetin dhe çështje të ngjashme. Ai ka qenë më përpara në institucionet ushtarako-shkencore si drejtor i Qendrës së forcave ajrore të SHBA-ve dhe Drejtor i Qendrës kombëtare ushtarako- mjeksore Uolter Rid.

Duke folur në Konferencën për sigurinë në Mynih në vitin 2017, Bill Gajtsi tha se ekziston mundësia e arësyeshme për përhapjen e virusit, meqenëse epidemia mund të krijohet në ekranin e kompujterit nëse terroristët synojnë të përdorin versionin sintetik të fruthit ose ndonjë gripi superinfektues dhe vdekjeprurës.

Ai paralajmëroi se të jesh gati për pandeminë globale është njëlloj e rëndësishme si mbrojtja bërthamore ose katastrofat klimaterike.

DARPA në këtë kohë hapi platformën e quajtur 3P (Pandemic Platform Prevention) qëllimi i së cilës ishte zhvillimi i punimeve themelore që do të bënin të mundur të frenohej përhapja e virusit para se ai të përshkallëzonte në pendemi. DARPA ka financuar projekte pioner për kërkimet në teknologjinë e vaksinave të acidit ribonukleik (RNA-ARN) kundër sëmundjeve infektive, që përdorin konstruksionin e kodeve gjenetike për të prodhuar proteina virusi në trup gjë që mund të shpjerë në reaksione dhe krijim të antitrupave.

Në fillim të vitit 2019, DARPA lajmëroi se ka përzgjedhur pesë ekipe që do të punonin në pengimin e shfaqjeve të kërcënimeve patogjenike (PREventing EMerging Pathogenic Therat – PREEMPT). Qëllimi i këtij programi është që virusi të ndalohet para se të arrijë te njerëzit.

Në fund të vitit 2017 u zbulua se firma PR e Gates Emerging Ag ishte ndër financueset e projekteve të inxhinjeringut gjenetik të njohur si gene drives në të cilët ndryshonte probabiliteti i transmetimit të një konstruksioni gjenetik, ku genet shtohen, fshihen, pengohen ose ndryshohen.

Rol kryesor në këto kërkime ka lujatur agjensia DARPA. Paratë e Gates janë përdorur për të ndikuar te pjesëmarrësit në procesin e krijimit të Konventës së OKB-së për ndryshueshmëritë biologjike (CBD) në vitin 2016, pas ftesës për një moratorium global në teknologjitë gene drives.

Zhvillimi i përshpejtuar i përpjekjeve të Gates për kërkime të vaksinës fillon me bashkëpunimin dhe sinergjinë me veprimtarinë e gjigantit amerikan farmaceutik Glasko Smit Klajn (GSK) që përfishin edhe transferim drejtuesish.

Kur në vitin 2005, marokeni Monsef Sloui, erdhi në GSK në postin e drejtorit të sektorit për vaksinat, paraardhësi i tij Tadataku Jamadu, u bë drejtor ekzekutiv i programit global të Fondacioni Gates për shëndetin. Në fund të vitit 2019, Ema Valmsli, drejtore e përgjithshme e GSK, u përfshi në bordin e drejtorëve të Majkrosoftit.

Sloui ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e ideve mjeksore të Gates. Ai është në këshillat drejtuese të kompanive që i lidh zhvillimi i vaksinave dhe zhvillimi i pajisjeve bioelektronike që mund të përdoren për qëllime mjeksore. Sloui në vitin 2015 zhvilloi vaksinën kundër malaries, zhvillimin e së cilës e financoi Fondacioni Gates me 600 milonë dollarë. Ajo vaksinë është vetëm 30% efikase, por ka meritën se është e para vaksinë kundër malaries.

GSK i befasoi të gjithë kur në vitin 2014 shiti punimet e saj në onkologji për biznesit e Novartis me vaksinat. Shkëmbimi solli 20 miliardë dollarë dhe kësisoj GSK u bë kompania më e madhe në botë në biznesin e vaksinave.

Në muajin qershor të vitit 2016 GSK dhe Verily Sciences (dikur quhej Google Life Sciences), e cila është në pronësi të kompanisë së Majkrosoftit Alfabet krijuan një kompani të re e cila duhej të udhëhiqte luftën kundër sëmundjeve me metoda bioelektronike. Kompanitë investuan në këtë moment 715 milion dollarë në kompaninë e re të quajtur Galvani elektroniks me qëllimin që për disa vite të merrnin lejen për ndryshimin e pajisjeve implantuse (implanteve) në mjekim. Drejtori i parë i Galvanit ishte Monsef Sloui.

Misioni i kompanisë së re ishte që në tre vitet në vazhdim të zhvillonte modelin e mjekimit në tri fusha- metabolizmit, infektimeve dhe çrregullimeve endokrinale, që t’i shpinte ato nga faza paraklinike deri në fazën e hetimit klinik, dhe që në 18 muajt në vijim ishte e planifikuar që kompania të fillonte hetimet klinike të prototipit të pajisjes në mënyrë që të arrihej deri në konceptin e përdorueshëm në tre vitet në vazhdim.

Kur të arrihej kjo, atëherë të gjithë burimet duhej të kaloheshin në zhvillimin e versionit të parë komercial të pajisjeve mjeksore bioelektronike. “Shpresojmë se në shtatë deri në dhjetë vitet në vazhdim do të marrim lejen për hyrjen në treg. Kjo nuk është fantashkencë. Përparojmë krejtësisht mirë”- tha Sloui.

Në vitin 2013, Sloui formoi një ekip të vogël prej gjashtë shkenctarësh që merreshin me metodat bioelektronike. Shumë shpejt filloi puna me rrjetet e mëdha nga 50 qendra, ndër të cilat ishte edhe DARPA, në mënyrë që të testohej koncepti, meqënëse mjeksio bioelektronike kërkon integrimin e shkencave të ndryshme.

Ndër problemet e shumta për zgjidhje ishte e domosdoshme që pajisja të ishte e madhësisë së kokrrës së orizit dhe të kishte shumë kapacitete kompjuterike. Ishte e nevojshme të sigurohej energjia për pajisjen e cila të transmetohej pa tel nëpërmjet masës trupore, por edhe të sigurohej shkëmbimi i të dhënave.

Materiali që përdorej për pajisjen, nuk duhej të hidhej jashtë nga trupi dhe as të dëmonte nervat. Pas kësaj, vjen procedura kirurgjikale e implantimeve në nerv.

Pajisja do të implantohej një herë e mirë për tërë jetën. Ajo do të paguhej me këste, mujore ose vjetore, derisa pacienti të kishte dobi nga ajo. Ky është ideali i idesë trans-humanitare mbi përmirësimin e mundësive njerzore nëpërmjet zhvillimi dhe aksesit të gjerë të teknologjive të sofistikuara që mund të përmirësojnë ndjeshëm intelektin dhe psikologjinë njerzore.

Pasuesit e kësaj prirje mendojnë se në botën e ardhshme shumica e banorëve do të ketë hitech implante, duke u mundësuar kësisoj individëve lidhje direkte neyronike me internetin. Disa shohim te kjo një fazë të parë të kiborgut- organizmit kibernetik dhe sintezës së njeriut me makinën.

Në muajin tetor të vitit 2019, Mekinsi, duke analizuar projektin e Galvanit, publikoi raportin në të cilin nënvizonte se bioelektronika është e ardhmja e madhe e tregut multimiliarder. Atyre ditëve u mbajt edhe simulimi i famshëm në Qendrën për sigurinë shëndetsore Xhon Hopkins, i njohur si 201, i cili ishte stërvitja pandemike në nivel të lartë, dhe të cilën e organizuan Fondacioni Gates dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Të gjithë kanë parashikuar se është vetëm “çështje kohe kur një prej epidemive të bëhet globale dhe me pasoja potencialisht të paparashikueshme”.

Sloui është gjithashtu antar i Bordit të drejtorëve të komanisë bioteknologjike Moderna. Natyrisht DARPA është gjithashtu e përfaqësuar në pronësinë e kompanisë, por gjithashtu edhe Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Moderna është pioner në terapinë dhe vanksinën e ashtuquajtur messenger RNA (mRNA), e cila është një teknologji tërësisht e re e ilaçeve që e detyron trupin të prodhojë qeliza për krijimin e proteniave ndërqelizore ose të sekretuara. Kjo kompani pikërisht kësaj jave paraqiti kërkesën për fazën e dytë të testimit të vaksinës kundër Covid-19.

Në blogun e tij Gates para disa ditësh ka publikuar një tekst mjaft të gjërë me titull “Përparimi shkencor që na nevojitet për të ndaluar Covid 19”. Në analizën e detajuar të ilaçeve bëjnë pjesë edhe vaksinat e mundshme, Gates përcaktohet si mbështetës i veprimit RNA, dhe vaksina e parë e tillë e cila do të testohet te njerëzit është vaksina RNA e kompanisë Moderna që ka filluar provën e sigurisë klinike që në muajin mars. Gates ka lajmëruar se për të, faza e tretë dhe ajo vendimtare, do të jetë në sigurinë dhe efikasitetin e saj të plotë.

Qëllimi i këtij procesi është të zgjidhen një ose dy vaksina dhe të vaksinohet tërë njerëzimi. Do të jenë të nevojshme shtatë miliardë vaksina në rast se do të merret vetëm një herë ose 14 miliardë nëse merret dy herë. “Tërë bota do të shpejtojë t’i marrë, kësisoj vëllimi i prodhimit do të jetë i paprecedent deri sot, gjë që do të kërkojë edhe përfshirjen e një numuri të madh kompanish”- parashikon Gates.

Ata që janë të kujdesshëm ndaj synimeve të Gates nuk i vënë në dyshim që më përpara, por ama kërkojnë transparencë, procedura të qarta dhe kohën e duhur për testimin, dhe jo vendimmarrje me shpejtësi.

Në këtë kuptim, ka mundësi që diskutimi mbi Gates dhe koronën sapo ka filluar.Politiko.al

Prodhohet në Izrael kornea sintetike, miliona të verbër mund të rifitojnë shikimin

Startapi izraelit CorNeat Vision, një kompani e pajisjeve mjekësore oftalmike, njoftoi se zgjidhja e saj më e re, CorNeat KPro, Read more

Turqia teston me sukses motorin vendas për tanket ushtarake

Turqia ka testuar me sukses motorin e saj të parë të tankeve të prodhuar në vend me 1500 fuqi kuajsh, Read more

Leave a Reply