Nuk ishin parë për 57 vjet, takimi emocionues i babait me djalin VIDEO

Një ngjarje interesante dhe jo e zakonshme ka ndodhur këtë fundjavë me një takim emocional midis një babai dhe një djali që nuk e kanë parë njëri-tjetrin për 57 vjet, transmeton albinfo.ch.

Richard McCleary për herë të fundit e pa djalin e tij Jimmy kur ai ishte ende një fëmijë, dhe më pas ai e dha fëmijën e vogël për birësim dhe të gjitha gjurmët e tij ishin të humbura.

“E mbajta dy herë. Kishte një boshllëk në zemrën time për 57 vjet”, tha Richard.

Kur u rrit, Jimmy vendosi të përpiqej të gjente prindërit e tij biologjikë dhe bëri një test të ADN-së duke mos ditur që Richard kishte bërë të njëjtën gjë.

Kur u zbuluan se ishin të lidhur, doli se babai dhe djali jetojnë vetëm 30 minuta me makinë larg, në Karolinën e Jugut, raporton ABC News.

Pas një takimi të parë emocional, ata vendosën të kalonin ca kohë së bashku për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të kompensuar një pjesë të kohës së humbur.

Histori të frikshme: Rrëfime të punonjësve të morgut

Ëndrra e çdo fëmije ka qenë që kur të rritej të puonte si mjek, inxhinier, arkitekt polic, por asnjëherë si Read more

Një enigmë që ka “çmendur” shumë njerëz: A është e mundur të zgjidhet kjo detyrë?

Një problem i matematikës ka çmendur rrjetet sociale. Një video me një detyrë në dukje të zakonshme është publikuar në Read more

Leave a Reply