“Tinex” hap në Tetovë super marketin modern – FOTO

Nga 9 prill viti 2021, pas rinovimit, është rihapur marketi “Tineks” në Tetovë. Marketi i ri modern ndodhet në lokacionin mirë të njohur, rr.: “Ilindenska” nr. 18b. Tani e tutje, banorët e Tetovës do të kenë një market të pajisur mirë, ku do të mund të blejnë në një atmosferë të këndshme dhe të blejnë produktet e kërkuara, me çmime të volitshme.

Gjatë rinovimit të marketit, janë përdorur materiale që janë të lehta dhe të përshtatshme për mirëmbajtjen e higjienës së lartë në kushte të pandemisë globale. Në market është integruar funksionaliteti i lartë dhe dizajni estetik i enterierit, në mënyrë që konsumatorëve t’u sigurojmë blerje të lehtë dhe të rehatshme. Produktet janë pozicionuar sipas standardeve botërore për disponueshmëri të lehtë, kurse shenjat në market janë lehtë të dukshme dhe blerësve iu mundësojnë shpejtë t’i gjejnë shpejt produktet e tyre të preferuara.

Përveç enterierit të modernizuar, asortimentin e kemi pasuruar me kategori të reja të produkteve. Përveç departamenteve të rregullta me një gamë të gjerë me mbi 5000 produkte, marketi ka një treg me ofertë të pasur të pemëve dhe perimeve të freskëta dhe mishtore ku në çdo kohë mund të blihet mish i freskët dhe cilësor, përpunime mishi dhe produkte nga mishi i thatë dhe delikatesa qumështi. Pas rinovimit, marketi është zgjeruar në kategoritë e ushqimit të shëndetshëm dhe organik dhe ushqimit të kafshëve të shtëpisë.

Sipërfaqja shitëse e marketit “Tineks” është 560 m2, kurse konsumatorët i shërbejnë 18 të punësuar në 4 kasa pagese.

Me rastin e hapjes, janë përgatitur shumë aksione, zbritje të mëdha dhe promocione për konsumatorët, dhe për të gjithë anëtarët e Klubit Moj Tineks, nga 9 prill deri më 11 prill, në kartelat Poen + do të ndahen tre herë më shumë pikë për vlerën e llogarisë.

Si risi, brenda objektit të njëjtë, nga 9 prilli, kompania “Tineks” hap dyqan të ri të zinxhirit të parfumerive “Kosmo”, i cili për 11 vjet është i pranishëm në treg. Duke ndjekur trendet më të fundit për përkujdes dhe bukuri, banorëve të Tetovës, “Kosmo” do t’u ofrojë një përzgjedhje të
madhe të produkteve të destinuara për: fytyrë, trup, flokë, kozmetikë dekorative, profesionale dhe organike dhe parfume nga markat e njohura botërore.

Parfumeria e re përfshin një sipërfaqe prej 76 m2 dhe janë hapur 5 vende të reja pune.

Me rastin e hapjes, janë përgatitur aksione tërheqëse me zbritje deri në 65%, dhurata të vlefshme dhe shumë surpriza.

About admin

Check Also

Musa Xhaferi dhe biznismeni nga Tetova bëjnë miliona euro me bizneset

Një kompani në pronësi të djemve të Musa Xhaferit dhe biznesmenit tetovar Azbi Ibrahimi, U-Power …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *