Pas 27 prillit, bashkëqeverisje PS me PD, Rama president, Basha kryeministër

Kushdo që e ka ndjekur me kujdes fushatën e Edi Ramës, sidomos pas fillimit zyrtarisht të saj, nuk e ka të vështirë të kuptojë që Kryeministri prej 8 vitesh i Shqipërisë, nuk ka më asgjë çfarë tu thotë shqiptarëve. Ai nuk ka më moral as të kërkojë vota. Nëse kjo nuk do të ishte kohë pandemie, nëse nuk do të bëhej fjalë për ato vaksinat kineze që një Zot e di se me çfarë çmimi i gjeti në Turqi, Edi Rama do të kishte dështuar në këtë fushatë si asnjëherë tjetër.

Me justifikimin e përhapjes së virusit, takimet elektorale janë konceptuar nën një regjim të rreptë regjisoriale. Pas vaksinave dhe “suksesit” që mundohet të shesë me to, e vetmja armë e kryeministrit aktual është opozita. I pazoti për të përmendur, qoftë edhe një premtim të mbajtur këto 8 vjet, pasi gremisi në humnerë edhe mundësinë e hapjes së negociatave me Evropën, pasi e futi Shqipërinë në borxhe të përjetshme, pasi i zhyti shqiptarët në varfëri ekstreme dhe pasi ka harxhuar çdo qindarkë me oligarkët, Edi Rama akoma u premton shqiptarëve 24 orë ujë dhe tallet me Berishën dhe Metën. Nën dritat e projekteve 3D, me një propagandë që nuk pi më ujë, fushata e Ramës, rrotullohet vetëm rreth një emri: Lulzim Basha.

Mjerim!

Me shpresën se kështu mund ti hedhë hi syve shumicës së heshtur, atij elektoratit gri që i trembet çdo parti, kryeministri ynë vazhdon e flet përçart.

E ndërsa arroganca është e vetmja armë që i ka mbetur, PS-ja është aktualisht nën një kaos total. Sado që mundohen të duken unikë e të bashkuar, eksponentët kryesorë brenda partisë, ata që mbahen për të fortë kanë filluar fushatën ti rrëmbejnë votuesit njëri-tjetrit. Me premtime underground, me premtimin se do të shpërblehen, mesazhet “voto për mua dhe jo për aksh kandidat të zonës tënde” janë përpëlitjet e këtyre ditëve, edhe atyre që janë ne radhët e para të listave.

Një fushatë dëshpëruese, stërmunduese, e lodhshme për vdekje.

Ndërkohë përballë, Lulzim Basha, i zhytur në budallallëkun e vet, akoma nuk e di çfarë drejtimi të ndjekë për ti mbushur mendjen shqiptarëve të votojnë për të. Përballë propagandës së fortë të kundërshtarit të vet, Luli u mundua fort të luante me kartën e rrjeteve sociale, por nuk i eci.
Edhe pse ka plot argumente me çfarë ta fitojë votën – del e tepron udhëheqja e gabuar e Edi Ramës – Basha sërish nuk bind.
Politikan mëkatar dhe i paaftë, pasi iku me turp nga fushëbeteja politike ne Kuvend, edhe Basha nuk ka të shkuar me të cilën mund të krenohet. Ndërsa për të ardhmen premton “ëndrra në beze”. I pyetur nga gazetarët se me çfarë parash do ta rregullojë mirëqenien e shqiptarëve, me çfarë parash do të ngrejë rrogat e mjekëve e mësuesve kur premton të ulë taksat, Basha dha përgjigjen epike: me ryshfetet që kjo qeveri jep për tenderat dhe me paratë që kjo qeveri harxhon për arredimin e zyrave dhe blerjen e makinave luksoze.

Këto do të kursejë Basha që të na japë lugë floriri për tu ushqyer.

Mjerim i madh.

“Kam një program”, thotë Basha. Amen të jetë kështu! Po me kë do ta zbatojë këtë program pretendenti për Kryeministër i kësaj fushate. Me Monika Kryemadhin? Çfarë ka parashikuar ta bëjë Monikën, Ministre të Brendshme apo zv/Kryeministre? Me kë do ta zbatojë këtë program Lulzim Basha? Me Sali Berishën, me Ilir Metën, me Mulin, me Astritin, më kë?

Kur i dha provat ky njeri që ti japë të drejtë vetes të vijë sërish në pushtet?

Lufta nën rrogoz është bërë e egër. Sado të gërmosh në historinë e Shqipërisë, zor të gjesh një situatë të ngjashme kur politikanë të të dy krahëve hapur duan vetëm ta shqyejnë këtë vend.

Zërat e ligj thonë se palët kanë arritur edhe një marrëveshje, se pushteti do të ndahet dhe jeta e tyre do të vazhdojë e patrazuar në Shqipërinë zyrtarisht kaotike. Por kjo mbetet për tu parë.
Vështirë të behet edhe një parashikim i saktë për çfarë pritet që të ndodhë. Ajo që dihet me siguri është se të ardhmen e ka në dorë pikërisht ai elektorati gri që tani përbën shumicën e shqiptarëve. Dhe nëse ky elektorat do të bojkotojë votimin, skenari më i mundshëm është të përsëriten zgjedhjet komuniste të dy viteve të shkuara. Nëse jo, Edi Rama do ta ketë zor ta kapërcejë lumin me projektet e famshme 3D.

Ama ngado te rrotullohet, asgjë e mirë nuk pritet të vijë. Shqipëria është në dorë të kusarëve aktualisht. Pazarxhinjtë e përhershëm e kanë hedhur në tregun e gjesë së gjallë. Alternativat e reja janë mbytur nga përbindshat pa lindur ende.

A do tu mbetet gjë shqiptarëve? …/Pamfleti

“Të mblidhemi e t’i fusim ka***” Ramës/ Turpi i kandidatit të LSI VIDEO

Një prej kandidatëve të LSI është përfshirë në një gafë të turpshme teksa u bënte thirrje të burrave shqiptarë që Read more

Dibër: Nusja i’a ngul thikën vjehrrës me pasojë vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 44-vjeçare ka goditur me thikë Read more

Leave a Reply