Vjosa Osmani, “gruaja e hekurt” që do të shkundë politikën shqiptare

Shkruan Spartak Ngjela

Vjosa Osmani, e zgjedhur presidente e Kosovës, i ka tronditur të gjithë.
Po në Shqipëri? E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri, sepse po kuptohet që moskovitët e këtushëm janë shumë të mërzitur. Se janë edhe mediokër…
Historia e shtetit shqiptar është dhimbje e gjatë e shkaktuar nga të shiturit krerë shqiptarë në Beograd, në Athinë dhe në Moskë.
Kjo rrjedhë banale antishqiptare vijon. Por, me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, fenomeni i shqiptarizmit besohet se do të marrë një ngritje të re kundër politikës banale të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Dhe, mos mendoni që ardhja e Joe Biden-it si president në USA, nuk e ka sjellë këtë frymë të re të shqiptarizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe nuk e ka mbytur përfundimisht antishqiptarizmin e paguar.
Kot lodhen, janë të mundur. Dhe shpejt do ta shihni falimentimin e tyre, sepse Vjosa Osmani, është vetëm preludi i këtij fundi.
Por, çfarë ka ndodhur aktualisht me dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, në këtë politikë, që nga ardhja e Biden-it në Uashington? Dhe tani, çfarë po ndodh me ardhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës?
E para: vdiq përfundimisht ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi.
E dyta: do të fillojë një proces real për bashkimin kombëtar, dhe do të lindë shumë shpejt marrëveshja për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
E treta: do të përcaktohen investimet strategjike me kapital të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
E katërta: njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më motiv kryesor për zhvillimin e Kosovës, por vetëm çështje e perspektivës europiane të Serbisë.
E pesta: Moska dhe Beogradi nuk do të kenë më asnjë akses në drejtimin politik të Kosovës.
E gjashta: Ardhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, dhe politika aktive amerikane pro Kosovës, do ta trembë me frikë grupin e beogradasve dhe të moskovitëve në politikën e shitur shqiptare; si në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Gjithçka po ecën drejt triumfit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka, por nxitje shoviniste e paragjykimeve dhe stereotipive negative. Ashtu siç barsoletat dhe Read more

Pse largohet rinia nga ky vend, ja arsyeja

Shkruan: Florian Nesimi Një i ri i cili këtë vit mbush 18 vite ka lindur në vitin 2003. Për shkak Read more

Leave a Reply