Tajson Fjuri dhe Xhoshua, arrihet marrëveshja ….më në fund

Pas muajsh negociatash të mundimshme midis promovuesve dhe kampionëve rivalë, kontrata për një marrëveshje me dy meçe midis Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas për të unifikuar titujt e peshave të rënda është firmosur. Dy boksierët më të mirë në botë aktualisht do të përballen me njëri-tjetrin në dy meçe brenda vitit 2021.

Kontratat janë nënshkruar për titujt, WBA, WBC, IBF dhe WBO si dhe fituesi do jetë kampioni i padiskutueshëm i botës për peshat e rënda, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja është kompletuar, kurse Eddie Hearn, Bob Arum dhe Frank Warren do kompletojnë kohën dhe vendin ku do zhvillohet kjo ngjarje.

“Duam të ulemi dhe ta konfirmojmë për muajin e ardhshëm. Pjesa më e vështirë është që të gjithë të nënshkruajnë”.

“Mendoj se kemi kryer punën e vështirë. Duke biseduar për vetën time, Anthony dhe skuadrën e tij me 258 menaxherë, e di sa vështirë është të punosh këta muaj dhe mendoj se ndeshja do jetë e madhe dhe nuk do jetë vështirë që të shitet”.

“Kemi pranuar tetë ose nëntë oferta. Ofertat janë nga shtetet e ndryshme”.

“Kjo është beteja më e madhe në boks dhe një ndër ngjarjet më të mëdha të sportit”, tha Hearn për ESPN.

Dy boksierët do fitojnë nga 100 milionë euro, ku do përballen dy herë, derisa fituesi i betejës do shpallet kampion i padiskutueshëm i Botës dhe do fitojë katër rripat më të mëdha.

Briken Calja i jep dy medalje Shqipërisë ne evropianin për peshëngritje

RUSI-Kampionati Europian i Moskës ka nisur në mënyrën më të mirë për Shqipërinë. Pas Evangjeli Velit që mori dje medaljen Read more

Dardan Dehari, siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Peking 2022” VIDEO

Skijatori nga Tetova, Dardan Deari siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Peking 2022”, pasi në kualifikimin e fundit ai arriti të përmbush Read more

Leave a Reply