Shkoi për të votuar nga Shkupi, vdes brenda qendrës së votimit në Kaçanik

Ka vdekur një 81 vjeçar derisa ishte duke marrë fletëvotimin për të votuar në fshatin Biqes të Kaçanikut.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga menaxheri i Qendrës së Votimit, Kemal Dullovi, i icli tha se 81 vjeçari ishte duke marrë fletëvotimin në momentin kur edhe ka rënë prapa në vendin e ngjarjes.

“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, ka thënë Dullovi.

I njëjti kishte ardhur nga Shkupi, për të votuar në komunën e Kaçanikut.

Leave a Reply