Dilema e zgjedhësve në Kosovë për të votuar majtas apo djathtas!

Shkruan: Medai Shaholli

Qytetarët e Kosovës gjenden para dilemës së madhe sepse nesër ata duhet të zgjedhin kampin që do t’i qeveris për katër vitet e ardhshme.
Majtas apo djathtas është një pikëpytje e madhe.

Djathtas janë rreshtuar partitë që kanë qeverisur vendin gjatë njëzetë vitet e fundit si LDK, PDK, AAK, AKR etj., të cilat e kanë vjedhur dhe stërvjedhur deri në palcë Kosovën dhe pasurinë publike duke kërkuar përsëri votën e qytetarëve për t’i qeverisur edhe katër vite të tjera.

Nga ana tjetër kemi lëvizjen VV dhe Albin Kurtin i cili u kërkon votën qytetarëve të tij se do qeveris ndryshe vendin, me premtimin se të gjithë ata që e kanë vjedh dhe e kanë zhvat Kosovën do t’i dërgoj para drejtësisë.

Propaganda ka mbërritur kulmin për gjoja fitoren plebishitare të Albinit dhe VV me aleatë e tij nesër më 14 shkurt, si referendum popullor që ndan këtë herë kampet mes së keqes dhe të mirës.

Njëra palë premton zhvillim ekonomik dhe bërjen e shtetit shtet, ndërsa tjetra palë çkapjen e shtetit dhe ndëshkimin e keqbërsve.
Kujt t’i besojnë qytetarët ku njëra palë akuzon kundërshtarët për hajdutë dhe kriminelë ndërsa pala tjetër akuzon për antiamerikanë dhe si pionerë të shamiave të kuqe që do ta izolojnë Kosovën nga perëndimi.

Të djathtët përmes njëfarë gazetari kontravers ka goditur dhe po njollos diasporën që është deklaruar me shumicë pro VV me epitetin e kallajxhinjëve të kusive të bakrit, (në serbisht gënaça)
kurse militantët e VV po i sfidojnë të djathtët me reklamime të zhurmshme publike si falanga naziste duke shpallur që tani një fitore të padiskutueshëm të këtyre zgjedhjeve me mbi 51% të rezultatit.
Këto zgjedhje duket sikur po zhvillohen kundër njëri-tjetrit me vrazhdësinë e luftës ”kundër armikut”, se kur një palë të vij në pushtet ta godas përmes pushtetit palën tjetër.
Por, mos të harrojmë këtu se udhëheqësit hajdutë dhe kriminelët nuk janë e gjithë partitë dhe gjysma tjetër e popullit, ato janë individë dhe grupe si të tillë duhen ndëshkuar për krimet dhe bëmat jo duke mbjellur armiqësi me gjysmën tjetër sepse janë simpatizantë të kampit humbës.

Këtu me këtë pikë VV duhet të ketë kujdes se pushtetin nuk do ta marrë për ta sunduar gjysmën tjetër të popullit që është gënjyer dhe të mashtruar për njëzetvjet kanë votuar këta banditë, por kjo gjysma tjetër nesër mund të bëhet shumicë përmes pazareve të ndyra politike dhe e nxjerr jashtë loje pa mbarauar mandatin VV (votat e pakicave sidomos listës serb nuk garantojnë stabilitet), ashtu siç ka ndodhur me të gjitha qeveritë e koalicioneve në Kosovë që nuk kanë arritur ta përfundojnë mandatin për shkak të prishjes së pazareve.

Zgjedhjet nuk bëhen për t’u hakmarrë njëri ndaj tjetrit por për t’i dhënë besimin për të qeverisur secilës forcë politike që do marrë besimin e shumicës.
Thirrjet e disa individëve nga Maqedonia për ta votuar një focë politike nuk kanë asnjë ndikim në ndryshimine mendimit të votuesve kosovarë ashtu siç nuk pati ndikim thirrja e disa udhëheqësve të të një force politike me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, ata ngelen thjesht në kuadër të dëshirave.

Këtë gatishmëri nga Maqedonia për ta votuar një forcë politike në Kosovë mund të konsiderohet si shenjë inferioriteti dhe dorëzimi para tradhtisë së partive politike shqiptare në qeveritë e koalicionit, ku nga një forcë politike shpresojnë ata do i bëka presion qeverisë Zajko që ta ndryshoj statusin e shqiptarëve.

Kjo nuk është gjë tjetër veç se qyqarllëk si i subjekteve tona ashtu dhe i injorancës sonë që presin se dikush nga Kosova do t’i sjellë lirinë dhe barazinë.
Kosova në emër të shtetit mund dhe duhet t’i ndihmoj shqiptarëve në Maqedoni por jo si një parti që vjen në pushtet për një vit apo dy dhe sërish rrëzohet nuk mund t’i ndihmojë shqiptarëve këtu.

Ndaj, çdo shpresë se një forcë politike apo një individ do t’i zgjidh problemet e shqiptarëve në Maqedoni është iluzion dhe se këtu shqiptarët duhet vetë t’ia nisin punës për liri dhe barazi dhe të mos presin nga jashtë.

Cilido nga subjektet që do marrë besimin mos mendoni se do bëj mrekulli në Kosovë, sepse premtimet pa mbulesë nuk datojnë nga sot, ato janë qindravjeçare dhe shpesh kanë sjell zhgënjim.

Le të votojnë qytetarët nesër në ditën e Shën Valentinit me qetësi dhe dashuri për kë të duan pa presione dhe pa zhurmë.

Leave a Reply