Zyrtare: Taulant Seferi nënshkruan me ekipin shqiptar

Skuadra e Tiranës në futboll ka njoftuar së fundmi një goditje në merkato, teksa ka njoftuar se kanë firmosur me sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, i cili vjen nga skuadra zvicerane e Jang Bojsnë formë të huazimit.

“KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Jang Bojs për huazimin e sulmuesit Taulant Seferi. Pas bisedimeve të orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tonë 24 vjeçarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares së Shqipërisë, ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze,” thuhet në kumtesën e skuadrës së Tiranës.

Leave a Reply