Baton Haxhiu: Erdogani ka bërë një çmenduri historike

Analisti Baton Haxhiu e ka quajtur një çmenduri historike politikën e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se Presidenti turk synon që tu përngjajë pernadorëve osmanë dhe e ka çuar në krizë islamizmin.

Ai shtoi se një person që hap konflikt me Greqinë, me Sirinë, e me Rusinë, nuk mund ta quajë ndryshe veçse një ‘çmenduri historike’.

“Ai ka ndërtuar një rrugë otomane, që ta bëjë veten sulltan, kalif, quaje si të duash, që t’i përngjajë atyre të perandorisë osmane. Njeriu që hap konflikt me Greqinë, me Sirinë, me Rusinë, po them i ka 6 konflikte përballë…Po them nuk mund të quhet ndryshe, përveçse një çmenduri historike, sepse njeriu e ka një racionalitet politik kur është në krye të një vendi. Ky model politikani është trajtim i pamëshirshëm i njerëzve që e kanë votuar. Islamizmi është në krizë,”– tha Haxhiu ndër të tjera.

Bugajski: Vuçiq konsideron se Kosova mund të pushtohet sërish

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh Read more

Tela me gjëmba për MV!

Medai Shaholli  Brukseli zyrtar ka shprehur keqardhjen e tij këto ditë për shkak të vetos bullgare ndaj MV, me të Read more

Leave a Reply