Shqipëri-Kosovë/ Tre marrëveshjet e rëndësishme që pritet të nënshkruhen

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri dhe Kosovë do të mbahet në Tiranë. Edhe pse më herët ishte lajmëruar që dy qeveritë do të zhvillonin një takim të përbashkët në qytetin e Shkodrës, gjithçka është spostuar në kryeqytet.

Të premten, më datë 2 tetor në orën 11:00, të dyja qeveritë do të zhvillojnë një takim të përbashkët në Pallatin e Kongreseve.

Në takimin parashikohet të nënshkruhen 3 marrëveshje, të cilat janë paralajëmruar edhe më herët.

Ka qenë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj ajo qëka deklaruar se në këtë takim do të nënshkruhet marrëveshja për linjën e përbashkët hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës, hidrocentralin që është oarashikuar të ndërtohet në vendin tonë por që do të jetë në shërbim të Kosovës dhe ajo e doganës në Durrës.

Më herët u raportua se takimi do të mbahej më 25 shtator në Shkodër, por seanca e Kuvendit të Kosovës, bëri që të shtyhej.

Leave a Reply