Ç’po ndodh në samitin e BE-së?

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërthyer kundër Sebastian Kurz ndërkohë që negociatat për rimëkëmbjen e koronavirusit të Bashkimit Evropian vazhdojnë.

Presidenti Francez kundërshtoi homologun e tij austriak gjatë bisedimeve të plota për të ardhmen e bllokut, të cilat tani kanë hyrë në ditën e tyre të katërt.

Macron sulmoi një nga të ashtuquajturit “Katër Kursimtarë”, që kundërshtojnë planin prej 750 miliardë eurosh për të dërguar ndihmë për ekonomitë e goditura nga pandemia.

Në Bruksel, Kurz u tha gazetarëve: “Nëse dikush mendon se mund të vendosë vetëm ose të thotë se do të largohet, samiti mund të dështojë, por shpresoj se nuk do të shkojë kështu.”

Shpërthimi i tij erdhi pasi Macron sugjeroi se ai kishte porositur ndihmësit për të përgatitur avionin privat të Francës për ta çuar përsëri në Paris.

Presidenti francez “mori hak” më vonë. Ndërsa austriaku u largua nga dhoma për të bërë një telefonatë, Macron tha: “E shihni? Atij nuk i intereson. Ai nuk i dëgjon të tjerët, ka një qëndrim të keq”.

Macron dëshiron të mbrojë planin e tij origjinal me 500 miliardë euro grante për vendet më të prekura nga kriza e koronavirusit.

Hollanda, Austria, Danimarka dhe Suedia luftuan shumë për të zvogëluar madhësinë e paketës në 350 miliardë euro në grante me 350 miliardë euro kredi në një marrëveshje totale me 700 miliardë euro.

Oferta e liderëve të shteteve “kursimare” përfaqësoi një ndryshim të rëndësishëm nga qëndrimi i tyre para-samitit.

Macron e krahasoi qëndrimin e tyre me refuzimin e David Cameron për të dorëzuar shuma të mëdha parash në Bruksel në samitet e mëparshme të buxhetit. Franca, Gjermania dhe Spanja këmbëngulën se grantet duhet të jnë jo më pak se 400 miliardë euro.

Në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje kompromisi, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel këtë mëngjes propozoi 390 miliardë euro për t’u shpërndarë në vendet më të goditura.

Diplomatët vlerësuan shifrat e reja dhe thanë se oferta e re mund të paralajmërojë një përparim në bisedimet maratonë.

Nëse një marrëveshje arrihet për madhësinë e paketës, më pas do të diskutohet se si të qeveriset shpërndarja e fondeve të rimëkëmbjes.

Qeveritë po diskutojnë gjithashtu buxhetin e shtatë-vjeçarit të ardhshëm të BE-së.

Leave a Reply