Milot Rashica në Milan?

Mediat në Itali raportojnë se Milani në merkaton verore do të forcojë sulmin, ku padyshim nuk do të jetë Zlatan Ibrahimovic. Trajneri i ri Ralf Ragnik, sipas mediave italiane ka kërkuar firmën e Milot Rashicës dhe Patrik Shikut.

“Gazzetta dello Sport” raporton se më afër është Patrik Shik, pasi që Lajpcigu nuk dëshiron që të paguajë 28 mln euro për të blerë kartonin e sulmuesi çek, ndërsa Milani është gati të ofrojë 20 milionë euro.

Milot Rashica, tani që Verder Bremen shpëtoi nga rënia, ka një vlerësim prej 20 milionë eurosh dhe  Rangnik e pëlqen shumë kosovarin, i cili e vlerëson fleksibilitetin e tij se mund të luajë edhe si lojtarë anësor dhe si mesfushor.

Leave a Reply