Patriotët e Vëllazërim-Bashkimit të Shkupit!, Muki, Buxhaku, Adelina Tahiri, Nora Shaqiri…

Shkruan: Sulejman Mehazi

Shembull konkret të vëllazërim-bashkimit të “narodëve e narodnostëve” në Maqedoninë Veriore pa dyshim janë patriotët shqiptarë-maqedonas Buxhaku me Meri Nikollovskën, i pari, kurse i dyti është Muharem Zekiri me Bisera Jordanovën, pastaj vijnë me radhë Adelina Tahiri, Nora Shaqiri, Armenis Nokshiqi, Zana Jovçeva dhe shumë të tjerë që s’na kujtohen. Vendndodhja dhe vendqëndrimi i martesave të patriotëve të vëllazërim-bashkimit shqiptarë-maqedonë bëhet ku tjetër përveç kryeqendrës, Shkupit. Po tamam, prej gjithë shqiptarëve në Maqedoni më afër vëllazërim-bashkimit janë shqiptarët e Shkupit; keni vërejtur sa inferior janë shkupjanët shqiptarë ndaj maqedonishtes, që nga mosha dy vjeçare vogëlushët e familjeve shqiptare e flasin shumë më mirë maqedonishten sesa gjuhën e amë shqipe.

Leave a Reply