198 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.07.2023) në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 15:00 ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 198 këmbësorë, nga të cilët 171 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve… Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 113 lloje të tjera shkeljesh. Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.

Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në një vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

You may also like