180 shoferë të sanksionuar në Shkup

by admin
Spread the love




 Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi limitin e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, tre sanksione për shofer fillestar, tetë masa për kalim në semafor të kuq, një sanksion për mospërdorim të rripit të sigurimit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga kjo ministri thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


You may also like