153 gjoba për shoferët në Shkup, 18 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 18 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë sanksione për vozitje pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
“Tetë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur – semafor të kuq, dy sanksione për mospërdorim të rripit të”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like