“150 eskplozivë dinamit” – Policia e Kosovës prezanton listën e plotë të armatimit të konfiskuar në veri – Shqip

by admin
Spread the love

Prezantohen mjetet dhe arsenali i armëve të konfiskuara në veri të vendit

Në qendrën e njësive speciale “Enver Zymeri” u mbajt konferenca e jashtëzakonshme e cila iu dedikua zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë.

Në këtë konferencë morën pjesë Ministri i Punëve të brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha, të cilët dhanë informacione lidhur me situatën e sigurisë dhe zhvillimet e djeshme në veri të vendit, ku grupi kriminal terrorist kanë sulmuar me armë zjarri dhe artileri ushtarake njësitet policore, si pasojë e të cilave u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, tani hero i Kosovës.

Referuar situatë së tensionuar dhe rrethanave të krijuara nga sulmet e vazhdueshme terroriste, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin armët e zjarrit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit tre sulmues janë vrarë, ndërsa janë arrestuar dy sulmues të tjerë. Po ashtu janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

Gjatë konferencës janë ekspozuar dëshmitë e konfiskuara, automjetet e llojeve të ndryshme përfshirë të blinduara, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov, granata dore, dronë, municion të kalibrave të ndryshëm, radiolidhje, telefona dhe kartela, mjete pune, harta dhe uniforma ushtarake, targa, dokumentacione të ndryshme etj. etj.

Lista e konfiskimeve të deritanishme.

You may also like