15 vite fantastike në “Camp Nou”, kapiteni: Tejkalova ëndrrat e mia

by admin
Spread the love

Sergio Busquets ka zyrtarizuar ditën e sotme largimin në fundin e sezonit nga Barcelona. 15 vite të mrekullueshme në “Camp Nou” për kapitenin, i cili fitoi gjithçka me fanellën e zemrës.

E ardhmja e 34-vjeçarit mund të jetë futbolli amerikan, ndërkohë që në letrën e lamtumirës për popullin katalanas shkruan: “Tifozët e Barcelonës, erdhi koha t’ju njoftoj se ky do të jetë sezoni im i fundit me Barcelonën.

Ishte një rrugëtim i paharrueshëm! Isha fëmijë kur vija për të parë ndeshjet ose i ndiqja në televizion gjithmonë me ëndrrën për të luajtur me këtë fanellë dhe në këtë stadium.

Tejkalova gjithçka që kisha imagjinuar. Kush do ta kishte menduar se unë do të përjetoja 15 vite në klubin më të mirë në botë…

Në klubin e jetës sime, klubin me të cilin jam tifoz dhe do të jem përgjithmonë. Ishte ëndërr, nder dhe krenari fakti që luajta 700 ndeshje me Barcelonën.

Por çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Nuk ishte një vendim i lehtë, por mendoj se ka ardhur koha të ndahemi.

Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që e bënë të mundur këtë: punonjësit e klubit, trajnerët, stafin e trajnerëve dhe veçanërisht shokët e mi me të cilët ndava gjithçka.

Gjithashtu dua të falënderoj anëtarët e klubit dhe tifozët nga e gjithë bota që më kanë mbështetur ndër vite.

Falënderoj edhe familjen time, që më ka mbështetur në momente të mira dhe të këqija, duke e bërë këtë rrugëtim të veçantë”, shkruan Busquets.


Top Channel

You may also like