15 personazhet e vitit sipas “Opinion” – Shqip

by admin
Spread the love

Si çdo fundvit emisioni “Opinion” përzgjedh personazhet e vitit të cilët janë kontribuues në fusha të caktuara. Për këtë vit janë zgjedhur 15 personazhet më poshtë, ku përfshihen edhe struktura si ajo e SPAK.

Ali Ahmeti – Kryetari i BDI-së. Personazh i vitit për premtimin e mbajtur se Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar si dhe për rolin e luajtur tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Armand Duka – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Personazhi i vitit për zgjedhjen si zv/President i UEFA-s dhe kualifikimin e kombëtares në Euro 2024.

Aneta Gjonaj – Mjeke. Personazh i vitit për punën dhe sakrificën e shërbimit në fshatra të largëta.

Endrit Thaçi – Djali i Presidentit Hashim Thaçi. Personazh i vitit në nder të babait të tij, për rolin dhe betejën që po bën për Luftën e Kosovës ndaj çdo lloj etiketimi.

Flamur Golemi – Kryetar i Bashkisë Gjirokastër. Personazh i vitit si përfaqësues i qytetit të Gjirokastrës, qyteti më i pëlqyer i turistëve këtë vit.

Jasir Asani – Lojtar i kombëtares shqiptare. Personazh i vitit për paraqitjet e tij në fushën e lojës, për talentin që ka demonstruar.

Kler Çaku – Shahiste. Personazh i vitit për arritjen e saj si kampione bote në shah si dhe për pasionin që ka treguar ndaj kësaj fushe që në moshë të vogël.

Margarita Xhepa – Artiste, aktore. Personazh i çmimit të karrierës për kontributin e saj 70-vjeçar të dhënë në kinematografi dhe teatër si dhe për emancipimin e gruas shqiptare.

Saimir Kodra – Gazetar dhe autor i emisionit “Stop” në Tv Klan. Personazh i vitit për punën në emisionin “Stop” siç ishte rasti i kopshtit ku u dhunua një vogëlushe.

Timo Flloko – Poet/artist. Personazh i vitit për realizimin e koncertit të Butrintit, “Yjet në Butrint”.

Gersi Troka – Atlet me sindromën down i Special Olympics Albania. Personazh i vitit për medaljen e arit në not në garën 200 metra stil i lirë në lojërat olimpike speciale botërore që u zhvilluan në Qershor 2023 në Berlin.

Mira Murati – Shefe e Teknologjisë në zhvillimin  dhe zbatimin e teknologjisë së OpenAI. Personazh i vitit për arritjet në inteligjencën artificiale.

SPAK – Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si institucioni i vitit për punën që po bën në drejtësi.

Sylvinho – Trajner i kombëtares. Personazh i vitit për arritjet e kombëtares si dhe kualifikimin në Euro 2024.

Lara Colturi – Skiatore profesioniste italiane e natyralizuar shqiptare. Personazh i vitit për arritjet në ski duke garuar në logon e Shqipërisë./tvklan.al

You may also like