149 shoferë të sanksionuar në Shkup, 64 prej tyre për vozitje të shpejtë – Shqip

by admin
Spread the love

Në kuadër të aksioneve kontrolluese në sferën e komunikacionit dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 149 masa. Prej tyre për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar 64 gjoba, 11 për vozitje pa patent shoferi, ndërsa 19 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Siç informojnë sot nga MPB, janë shqiptuar tri masa për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes, katër sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor i kuq), shtatë masa për vetura të paregjistruara, katër për mospëdorim të rripit të sigurisë

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat në komunikacion për siguri më të madhe në komunikacion. /MIA

You may also like