14 thyerje dhe 17 qepje në kokë, Linda tregon aksidentin që e çoi në koma

by admin
Spread the love

Linda është oficere në profesion, por në “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo vjen si motra më e vogël e 9 fëmijëve. Arsyeja e ardhjes së saj në “E diela shqiptare” në Tv Klan, është motra e madhe, Ikbalja, me të cilën ka 20 vite diferencë moshe, për të cilën shprehet se “e ka njohur vonë”. Edhe Ikbalja është gjithnjë në ndihmë të njerëzve pasi profesioni i saj është infermiere, ndaj ishte pikërisht kjo, përveç dashurisë si motër, që e afroi me Lindën në një moment mjaft kritik.

Ardit Gjebrea: Mua më ngeli në mendje që the e kam njohur vonë. Si ka mundësi?

Linda: Ishim shumë dhe natyra ime ishte dhe është sportive, sot jam veshur me fustan, rrallë vishem. Motrat janë martuar herët dhe kisha pak kohë të rrija.

Ardit Gjebrea: Kur thua janë martuar herët, sa vjeç ishe ti kur u martua Ikbalja?

Linda: Kam qenë 5 vjeçe ndoshta. Nipi im, djali i Ikbales, Artani, është 5 vjet më i vogël se mua. Babai i Artanit vdiq shpejt, u desh që babai ynë ta merrte në familje për ta lënë motrën të lirë. Ikbalja pati dhe ka një martesë tjetër me bashkëshortin, Feritin.

Ardit Gjebrea: Artani mbeti në shtëpinë tuaj?

You may also like