11 dhjetori, Arben Ristani zbulon detaje nga rendi i ditës

by admin
Spread the love

Ndryshimet në statut dhe shkarkimi i Lulzim Bashës si Kryetar i PD, janë dy pikat e para të rendit të ditës në Kuvendin e PD-së që do të mbahet nesër në “Air Albania”.

Ristani tha se bazuar në statut, Kuvendi ka të drejtën të shkarkojë Kryetarin dhe Kryesinë, por ka edhe një opsion që të thirret një referendum i anëtarësisë, për të votuar edhe anëtarësia lidhur me vendimet që do të miratohen nga Kuvendi Kombëtar.

Deklarata e Ristanit:

“Do të zgjidhet një trupë drejtuese, 11 ose 15 anëtarë, që me shumë mundësi mund të quhet Komiteti i Rithemelimit të PD, që do të shkojnë të marrin selinë e PD. Trupa që do të caktohet për drejtimin e partisë do të marrin detyrat dhe do të çojnë përpara procesin e rithemelimit”, tha Ristani.

You may also like