107 shoferë të sanksionuar në Shkup

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në komunikacion. Siç njoftojnë nga kjo ministri, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 107 masa.

” Prej tyre, gjashtë sanksione për drejtim të shpejtësisë së kufizuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Tetë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dy masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve…”, thonë nga MPB.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa nga MPB apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit./KlanMacedonia

You may also like