105-vjeçarja vendos rekord botëror në garën 100 metra, por nuk është e lumtur

by admin
Spread the love

Julia Hawkins a.k.a “Uragani Hawkins” vendosi një rekord botëror në vrap në garën 100 metra, por për fat të keq nuk është e lumtur.

105-vjeçarja mori pjesë në garat Louisana Senior Games (gara të ndara në kategori duke filluar nga mosha 50-vjeçare e sipër) në SHBA dhe vendosi një rekord botëror. Koha e saj shënoi 1:02:95, një rekord për gratë në kategorinë 105+.

105-vjeçarja vendos rekord botëror në garën 100 metra, por

Kur dikush e pyeti nëse ishte e lumtur, ajo u përgjigj shkurt me “Jo”. Arsyeja: Donte më pak se 1 minutë.

105-vjeçarja vendos rekord botëror në garën 100 metra, por

Mësuesja në pension nuk është e panjohur për atletikën. Ajo filloi të garonte në National Senior Games kur ishte 80 vjeç për çiklizëm dhe fitoi disa medalje ari, por më pas u tërhoq sepse nuk kishte asnjë njeri në moshën e saj për të konkurruar.

“Më pëlqen të vrapoj dhe më pëlqen të jem frymëzim për të tjerët”, tha Hawkins. “Dua të vazhdoj të vrapoj për aq kohë sa të mundem. Mesazhi im për të tjerët është që ju duhet të qëndroni aktiv nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur me kalimin e moshës.”

Nuk e dimë për ju, por unë po dal nesër për vrap. Faleminderit, Julia!


You may also like