1000 vite për të shkrepur një foto, kamera që do të zbulojë të shkuarën për pasardhësit tanë – Shqip

by admin
Spread the love

Si do të duket bota pas 1000 vjetësh? Një kamera supozohet se do të fotografojë këtë moment për pasardhësit, në një foto të vetme. Një projekt unik i vendosur në Tumamoc Hill, i quajtur Millennium Camera do të fotografojë evolucionin e Tucson në Arizona për 1000 vitet e ardhshme.

Ndryshe nga kamerat tradicionale, Millennium Camera ka një dizajn shumë të thjeshtë për t’i rezistuar kohës. Drita hyn në një vrimë me letër ari 24 karat dhe ‘stampon’ mbi një sipërfaqe të veçantë brenda një cilindi bakri. Sipërfaqja është e mbuluar me një lloj pigmenti boje vaji që do të zbehet gradualisht nën dritën e diellit. Brenda mijëvjeçarit, procesi do të zbulojë imazhin e transformimit të Tucson.

Pas kësaj shpikjeje qëndron një filozof eksperimental, Jonathon Keats. Koncepti sfidon metodat tradicionale. Kamerat e zakonshme fotografojnë shpejt duke përdorur reaksione kimike ose procese dixhitale. Këto metoda nuk rezistojnë 1000 vjet dhe njerëzit e së ardhmes nuk do të kenë të njëjtat mjete për t’i interpretuar. Kjo kamera do të tejkalojë këto kufizime.

“Mendojmë sikur urbanizimi të zhduket pas 500 vjetësh. Malet do të duken qartë dhe shtëpitë do të jenë si fantazma. I gjithë ndryshimi do të shfaqet në një imazh që mund të rindërtohet shtresë pas shtrese sa i përket interpretimit të fotografisë finale”.

Përveç dokumentimit të së shkuarës, projekti synon të frymëzojë brezat aktualë për të menduar mbi ndikimin e tyre në të ardhmen dhe për të diskutuar rolin tonë në formësimin e mjedisit./tvklan.al

You may also like