100 të vdekur nga luftimet në Nagorni-Karabak, armenë e azerë fajësojnë njëri-tjetrin!

by admin
Spread the love

Gati 100 të vdekur është bilanci i shpërthimit të ri të tensioneve ne kufirin mes Armenisë e Azerbaixhanit.

Ushtarë armenë e azerë shkëmbyen zjarr në afërsi të rajonit të shumëkontestuar të Nagorni Karabakut, duke ngjallur frikën e një rikthimi të luftës në shkallë të gjere të 2020-tës.

Asnjëra nga palët nuk pranon përgjegjësinë, por ia hedh fajin krahut tjetër për provokimet që sollën këtë përflakje të re të situatës.

Ministria armene e mbrojtjes tha se Azerbajxhani nisi papritur të martën në mëngjes bombardime intensive kundër grupeve ushtarake të saj në qytetet Goris, Sotk dhe Jermuk. Ministria azere e Mbrojtjes insiston se shkak për luftimet ishte një përpjekje në shkallë të gjerë për sabotim nga armenët. Në mbrëmje duket se zjarri i artilerisë është qetësuar disi. BE-ja, Kombet e Bashkuara dhe SHBA-ja ndërhynë dhe kërkuan përfundimin e luftimeve të zhvillua në  Nagorni-Karabakun, zonë brenda Azerbajxhanit e shpallur nga separatistët etnikë armenë si republikë e pavarur dhe e njohur më vonë si Artsakh.

Territori u mbajt në kontroll nga separatistët armenë për gati 30 vjet derisa Azerbajxhani rifitoi kontrollin e pjesës më të madhe të territorit pas një lufte gjashtë-javore në vitin 2020 dhe marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.

Këshilli i Sigurimit në Nju-Jork njoftoi sot se do të merret me zgjidhjen e konfliktit mes dy ish-republikave sovjetike. Për shkak të situatës së tensionuar kryeministri armen Pashinyan telefonoi presidentin rus Vladimir Putin e kërkoi ndihmë nga aleanca ushtarake CSTO, e cila përbëhet nga Rusia dhe ish-republikat sovjetike të Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.


Top Channel

You may also like