100 mijë protestues në sheshin e Tel Aviv, kundërshtojnë reformën në drejtësi të qeverisë – Shqip

by admin
Spread the love

Mbi 100 mijë persona protestuan në rrugët Tel Aviv për të 28 javë radhazi kundër nismës së qeverisë për ndërhyrjen në sistemin gjyqësor.

“Jemi bërë pjesë e kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme. Njerëzit vijnë këtu jo për protestë të dhunshme, por për të shpëtuar demokracinë dhe që qeveria të marrë mesazhin e qartë”.

“Unë po protestoj për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë tonë. Nuk ka të bëjë me të djathtën, nuk ka të bëjë me të majtën, por për të ardhmen tonë”.

Protestuesit mbajnë një flamur të madh izraelit me fjalën SOS të shkruar mbi të. Të tjerët u panë duke valëvitur flamujt palestinezë dhe duke mbajtur një pankartë ku shkruhej ‘pushtimi vret’.

Kritikët kanë frikë se plani i rishikimit gjyqësor synon të frenojë pavarësinë e gjykatës nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili është në gjyq për akuzat për korrupsion. Por vetë ai i mohon, duke shtuar se reformat do të balancojnë strukturat e qeverisë.

Tv Klan

You may also like