10 gjëra që e dallojnë një zonjë nga një “çupëlinë”

by admin
Spread the love

Ndonjëherë, mosha nuk ka rëndësi, por mentaliteti i njerëzve, sigurisht që po. Meshkujt zakonisht hyjnë në një marrëdhënie apo lidhje me femrat, pa e menduar shumë të ardhmen.

Megjithatë, “kur ngecin” në punën e ndjenjave, janë shumë konfuzë për të kuptuar nëse janë duke u shoqëruar me një çupëlinë apo me një zonjë të vërtetë.

Disa dallime mes tyre, mund t’i gjeni më poshtë:

Limitet – Një vajzë nuk e di se kur dhe ku duhet të ndalojë, ndërsa një zonjë e njeh veten mirë.

Pavarësia – Një vajzë gjithmonë do të kërkojë ndihmë, ndërsa një zonjë e di si t’i zgjidhë gjërat vet.

Respekti – Për një grua, respekti është më i rëndësishëm se çdo gjë, ndërsa vajzat kërkojnë vëmendje.

Rrjetet sociale – Një vajzë zakonisht e kalon kohën duke chatuar në rrjetet sociale, ndërsa një grua e di që rrjetet sociale janë thjesht një mënyrë tjetër për të kaluar kohën.

E etur për të mësuar – Një vajzë mund të mendojë se ajo di çdo gjë, por një grua gjithmonë do të jetë e etur për të mësuar gjëra të reja.

Zgjedhjet – Vajzat mund të duan të takojnë anëtarët e familjes tuaj, por një grua gjithmonë e di se kushdo që është i rëndësishëm për ju është e rëndësishme edhe për të.

Shfrytëzimi i kohës – Vajzat nuk dinë ta shfrytëzojnë siç duhet kohën e tyre të lirë. Një grua mund të bëjë shumë gjëra produktive në të njëjtën kohë.

Ndarja e sekreteve – Një vajzë nuk di të mbajë apo durojë sekretet tuaja. Ndoshta edhe nuk di t’i kuptojë ato.

Mënyra e të ushqyerit – Ajo që i dallon vajzat nga zonjat është mënyra e kujdesit ndaj ushqimit që ato vet hanë si dhe ndaj ushqimit që u japin të tjerëve për të ngrënë.

Modestia – Të veshurit vetëm për t’u dukur është tipike e vajzave. Gratë respektojnë modestinë e tyre dhe tërheqin vëmendjen.

You may also like